Episode PersonalePanikuShëndeti MendorTerapitë

‘Ndihesha sikur po vdisja’: Terrori i plotë i një ataku paniku

 

Kur ia përshkrova simptomat e mia mjekes time, u habita që ajo tha se dukej që kisha ankth. “Por unë jam një person i qetë,” i thashë asaj. Por disa ngjarje stresuese kishin ndodhur në jetën time para sulmeve të panikut të parë dhe të mëvonshëm, -im atë kishte vdekur, ne ishim shpërngulur dhe burri im kishte ndërruar punë. Gjithashtu, babai im ishte diagnostikuar me ankth. Ai ishte trajtuar herë pas here me mjekime, të cilat mund të sugjeronin një predispozitë gjenetike.

E papritura e sulmeve është shqetësimi që çfarë po ndodh herën e parë.

Në Washington Post ka histori të tilla inkurajuese rreth shëndetit mendor dhe njerëzit i ndajnë vetë ato. Për këtë artikull do trajtohet rasti i Allison Clark, një specialiste marketingu 32-vjeçare që punon për një kompani teknologjie që jeton në San Diego. Ajo pati sulmin e saj të parë të panikut në vitin 2017, kur ajo ishte duke përfunduar masterin, duke planifikuar një martesë dhe duke punuar me kohë të plotë. Ajo po vizitonte një vend të mundshëm dasme; një moment ajo ishte me kokë të rëndë, dhe më pas ndjeu disa lëkundje të trupit dhe rëndimin në gjoks.
“Mënyra më e mirë që mund ta përshkruaj përjetimin e një sulmi paniku është të ndjesh këtë ndjenjë të nxituar të diçkaje tmerrësisht të gabuar. . . dhe duke u ndjerë sikur nuk keni kontroll për ta ndaluar ose për ta përmirësuar atë, ” tha ajo. “Pothuajse si të të japin një lajm të tmerrshëm ku zemra rreh fort dhe ndihesh sikur je në një ëndërr të keqe.”
Terrori i shkaktuar nga ato simptoma të papritura është ajo që shpesh dërgon shumë njerëz në një dhomë urgjence spitalore, të sigurt se diçka po shkon tmerrësisht keq

“Ngjarja më e mundshme kur keni një atak paniku – të paktën i pari – është se mund të shkoni në departamentin e urgjencës, ose të qetësoheni vetë” tha Reid Wilson, një psikolog që drejton Qendrën e Trajtimit të Çrregullimeve të Ankthit në Karolinën e Veriut.

Një vizitë në spital mund të përjashtojë sulmin në zemër ose probleme të tjera serioze mjekësore dhe të dëgjosh se është “thjesht ankth” mund të jetë qetësuese. Por nëse nuk ka vazhdimësi është në rregull, por zakonisht ndodh që çështja mund të vazhdojë, tha Wilson: Një sulm paniku mund të çojë në të tjerët, duke krijuar një “cikël paniku”. Nëse sulmi juaj i parë i panikut ishte në një dyqan ushqimor, mund të filloni të shqetësoheni se do të ndodhë përsëri herën tjetër që do të bëni pazarin javor, tha Wilson, dhe ndonjëherë kjo frikë duket se shkakton një sulm tjetër.

Kjo ndodhi me Clark: Ajo filloi të kishte më shumë sulme paniku ndërsa dasma po afrohej. “Disa ditë edhe fjala “ankth” ose “sulm paniku” do të më dërgonte në një episod,” tha ajo.

Wilson tha se është e rëndësishme për këdo që ka një sulm paniku t’i jepet këshilla se si të menaxhojë situatën në të ardhmen, duke përfshirë teknikat e relaksimit për të qetësuar frymëmarrjen dhe për të relaksuar trupin tuaj. Konsideroni të kontaktoni një mjek nëse frika nga sulmet e ardhshme vazhdon dhe fillon të ndikojë në jetën e përditshme, ose nëse sulmet përsëriten.

Të mësosh më shumë se përse ndodhin sulmet e panikut në radhë të parë mund të ndihmojë edhe ata që vuajnë prej tyre.

“Ajo që ndodh është një spektër i tërë simptomash fiziologjike që ndodhin kur një person është nën kërcënim,” tha James Griffith, kryetar i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Washington. “Gjatë një sulmi paniku, sistemi nervor simpatik i trupit tonë ndez një përgjigje “lufto ose ik”, edhe pse nuk ka asgjë të prekshme për të luftuar ose për të ikur.”

Trajtimi shpesh nënkupton të ndihmosh dikë të kuptojë se kjo përgjigje ndaj kërcënimit është joracionale, shpesh përmes terapisë konjitive të sjelljes: njohja e një sulmi paniku për atë që është në të vërtetë (dhe që nuk do të zgjasë shumë) dhe duke përdorur teknika qetësuese duke përfshirë meditimin, frymëmarrjen e thellë dhe relaksimin e muskujve. Ndonjëherë medikamente, të tilla si benzodiazepinat (përfshirë Xanax), përshkruhen për përdorim afatshkurtër nëse sulmet e panikut janë të shpeshta ose veçanërisht paaftësuese.
Qoftë me mjekim, terapi, mekanizma të përballimit të vetë-mësuar ose një kombinim teknikash të ndryshme, “është një çrregullim i zakonshëm dhe përgjithësisht i trajtueshëm”, tha Griffith. “Hapat që duhen ndërmarrë janë për të marrë një diagnozë të saktë dhe për të hyrë në bisedimin me një terapist që trajton ankthin. Nuk ka një sulm paniku që nuk mund ta ndaloni.”

Clark tha se një kombinim i terapisë, meditimit dhe praktikave të tjera të ndërgjegjes ndihmuan në thyerjen e ciklit që u zhvillua pas asaj vizite në vendin e dasmës; ajo nuk ka pasur më një sulm paniku për gati një vit.

Disa njerëz mund të mësojnë të merren me sulmin duke e lënë ndjenjën “të lajë trupin mbi ta, si dallgët në plazh”, tha Griffith.

Allison e konsideron veten në këtë kategori. Për atë, ndjekja me një mjek të përgjithshëm pas vizitës në spital dhe diagnostikimi i duhur ishte menjëherë lehtësim. Njohja e asaj që po ndodhte i bëri ngjarjet shumë më pak të frikshme pasi ato ndodhën.

Ajo thotë: Unë ende zgjohem ndonjëherë me zemrën që më rreh fort herë pas here. Kam mësuar teknika efektive të përballimit dhe sulmet e mia nuk zgjasin shumë – ndonjëherë mund t’i ndaloj para se të fillojnë vërtet. Por mezi pres ditën kur nuk do t’i kem më këto episode. Tani për tani, ia kaloj me ngadalësimin metodik të frymëmarrjes – dhe i kujtoj vetes gjithnjë se: “Ky është vetëm një sulm paniku, i simuluar nga mendja jote. Këto simptoma nuk janë të vërteta. Gjithcka është ne rregull. Dhe unë jam mirë gjithashtu.”

 

Burimi:

The Washington Post

 

5 3 vota
Vlerëso Artikullin
SubscribeAbonohu
Njoftohuni për
guest
0 Komente
Inline Feedbacks
Shiko të gjitha komentet