Aktiviteti fizikJeto Shëndetshëm

Përfitimet e aktivitetit fizik në shëndetin mendor

 

Ju tashmë e dini se ushtrimet janë të mira për trupin tuaj. Por a e dini se aktiviteti fizik mund të rrisë humorin tuaj, të përmirësojë gjumin dhe t’ju ndihmojë të përballeni me depresionin, ankthin, stresin dhe më shumë?

Cilat janë përfitimet e aktivitetit fizik në shëndetin mendor?

Aktiviteti fizik nuk ka të bëjë vetëm me kapacitetin aerobik dhe madhësinë e muskujve. Sigurisht, ushtrimet mund të përmirësojnë shëndetin tuaj fizik dhe fizikun tuaj, të shkurtojnë belin tuaj, të përmirësojnë jetën tuaj seksuale dhe madje t’i shtojnë vite jetës tuaj. Por kjo nuk është ajo që i motivon shumicën e njerëzve të qëndrojnë aktivë.

Njerëzit që ushtrohen rregullisht priren ta bëjnë këtë sepse u jep atyre një ndjenjë të madhe mirëqenieje. Ata ndihen më energjikë gjatë ditës, flenë më mirë gjatë natës, kanë kujtime më të mprehta dhe ndihen më të relaksuar dhe pozitivë për veten dhe jetën e tyre. Dhe është gjithashtu një ilaç i fuqishëm për shumë sfida të zakonshme të shëndetit mendor.

Ushtrimi i rregullt mund të ketë një ndikim thellësisht pozitiv në depresion, ankth dhe ADHD. Ai gjithashtu lehtëson stresin, përmirëson kujtesën, ju ndihmon të flini më mirë dhe humorin tuaj të përgjithshëm. Dhe nuk duhet të jeni një fanatik fitnesi për të korrur përfitimet. Hulumtimet tregojnë se sasitë modeste të ushtrimeve mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë. Pavarësisht moshës apo nivelit tuaj të fitnesit, ju mund të mësoni të përdorni ushtrimet si një mjet i fuqishëm për t’u marrë me problemet e shëndetit mendor, për të përmirësuar energjinë dhe këndvështrimin tuaj dhe për të përfituar më shumë nga jeta.

 Por çfarë nëse unë i urrej ushtrimet?

Epo, të jesh i sigurt se nuk je i vetmi. Të ngresh pesha në një palestër ose të përdorësh makinën për vrap nuk është ëndrra e cdo njeriu ose aktiviteti i preferuar gjatë kohës së lirë. Por nuk ke pse të jesh një fanatik palestre për të korrur përfitimit e të qenit aktiv. Nuk ke pse të ushtrohesh deri në rraskapitje apo sa të të dhëmbin të gjithë muskujt.  Dhe disa ushtrime fizike modeste mund të bëjnë një dallim të madh për shëndetin tënd mendor dhe emocional. Kjo ka rezultuar mënyra më efikase për të rritur energjinë tuaj dhe për të fituar një sens kontrolli mbi shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Këshilla për të filluar një rutinë ushtrimesh

  • Përpuquni që bëni 30 minuta aktivitet gjatë ditës, pesë herë në javë. Nëse është më e lehtë për ju, këto 30 minuta mund t’i ndani në tre seanca 10-minutëshe mund të jenë po aq efektive. Filloni që tani duke dalë për një shëtitje ose kërceni me këngën tuaj të preferuar.
  • Lëvizni brenda dhe rreth shtëpisë tuaj. Pastroni shtëpinë, lani makinën, kujdesuni për oborrin dhe kopshtin, kositni lëndinë me një kositës shtytëse, fshini trotuarin ose oborrin me fshesë.
  • Ecni me biçikletë ose shkoni në këmbë deri në një takim në vend që të merrni makinën tuaj apo autobusin, përdorni shkallët në vend të ashensorëve ose bëni një shëtitje energjike gjatë pushimin tuaj të drekës.
  • Aktivizohuni me familjen. Vraponi nëpër fushën e futbollit gjatë stërvitjes së fëmijës tuaj, ecni me biçikletë në lagje si pjesë e rutinës suaj të fundjavës, luani me fëmijët tuaj në oborr, bëni kanoe në një liqen, shëtisni qenin në një vend të ri.
  • Bëhuni kreativ me idetë e ushtrimeve. Mblidhni fruta në një kopsht frutor, shkoni në plazh ose bëni një shëtitje, shtrihuni lehtë ndërsa shikoni televizor, organizoni një ekip bowling në zyrë, merrni mësime në artet marciale, kërcim ose joga.

Autor: 

Melinda Smith, M.A., Robert Segal, M.A.

5 2 vota
Vlerëso Artikullin
SubscribeAbonohu
Njoftohuni për
guest
0 Komente
Inline Feedbacks
Shiko të gjitha komentet